Ja se si

FixWin, arnime me një klikim në Windows Vista dhe Windows 7

Apr 15 2010
0 Shpërndarje
FixWin, arnime me një klikim në Windows Vista dhe Windows 7

Disa prej tyre gjithashtu kërkojnë edhe më shumë ndërveprim sesa që do të kishit dëshirë. Ka raste kur përballeni me zhdukjen e njësisë DVD nga My Comptuer, por për të arnuar këtë problem ju duhet të gjeni registry key përkatës, por më së lehti do të ishte nëse do ta bënit përmes një klikimi.

Për fatin tuaj dhe tonin, Windows Club ka një aplikacion jashtëzakonisht të dobishëm dhe portabil, që ofron të njëjtin funksionalitet si Fixit

FixWin është një pako e vogël për shkarkim që përmban me qindra arnime regjistrash të dobishme për Windows Vista dhe Windows 7. Çdo që prej një Task Menager apo RegEdit të fikur e deri tek zëvendësimi i shkurtesave që mungojnë dhe arnimi i problemit me DVD që e përmenda më lartë.

FixWin gjithashtu mund të sfidojë një mori problemesh në Media Player duke përfshirë asociime të përziera në Windows Media Player, probleme me sinkronizim dhe librari të përziera. Në totak, programi ka 173 kb dhe përmban 50 arnime.

FixWin mund të shkarkohet nga Windows Club, vetëm shkoni në gjysmë të faqes dhe kërkoni një shigjetë që bënë dritë drejt një Hard Disku.

Nese keni nevojë për një aplikacion për Windows XP, shikoni XP Quick Fix Plus!

Lajmet e fundit>