Analiza

Fjala “Tweet” shtohet në fjalorin e Oxfordit

Jun 16 2013
0 Shpërndarje
Fjala “Tweet” shtohet në fjalorin e Oxfordit

Rrjeti shoqëror Twitter është bërë mjaft i popullarizuar sa që Fjalori Anglisht i Oxfordit ka thyer njërën nga rregullat për ta shtuar fjalën “Tweet” në leksikun e vet gjatë këtij muaji. “Tweet” është listuar edhe si emër edhe si folje që përdoret në rrjete shoqërore.

Shtimi i kësaj fjale është gjë e pazakontë sepse thyen një rregull të Fjalorit Anglisht nga Oxfordi që një fjalë duhet të përdoret më tepër se dhjetë vite që të merret parasysh përfshirja. Që kur në muajin mars rrjeti shoqëror Twitter ka mbushur shtatë vjet, gjuhëtarët e thyen rregullën e tyre për tri vite.

Fjala ishte marrë në shqyrtim sepse në shpejtësi u bë një fjalë shumë e përdorur e gjuhës angleze. Fjalori tani shton definicionin e “follow”. Definicioni tani përfshin ndjekjen e një personi ose organizate në media shoqërore si Facebook ose Google+. Shtimi i definicionit vjen pasi që kjo formë e fjalës është rritur në përdorimin e përgjithshëm.

Fjalët e tjera nga bota e teknologjisë që janë futur në këtë fjalor janë “flash mob”, e përkufizuar si një grup i madh i njerëzve që mblidhen papritmas në publik dhe “live blog”, e përkufizuar si mbulim i vazhdueshëm tekstual i një ngjarjeje të drejtpërdrejtë.

Termi “3D printer” po ashtu është shtuar. Fjalori e përshkruan këtë si mjet për të krijuar diçka duke shtypur shtresë mbi shtresë të materialit. “Search engine optimization”, po ashtu u shtua në listë, përshkruhet si veprimtaria e provimit të mbajtjes së një uebfaqeje lart në lista të rezultateve të kërkimit. Fjalët e tjera që nuk kanë të bëjnë me teknologji, por që i janë shtuar fjalorit këtë muaj janë “fiscal cliff” dhe “silent treatment”. (PCWorld Albanian)

twitt

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>