Lajmet

Fjalëkalimi i panevojshëm në iOS 8.3 kur shkarkoni aplikacione falas

Mar 26 2015
0 Shpërndarje
Fjalëkalimi i panevojshëm në iOS 8.3 kur shkarkoni aplikacione falas

iPhone-5s-iPhone-5c-Keynote-iPhone-5s-Touch-ID-Promo-012-1280x720

Nga versioni beta i përditësimit më të fundit të Apple, iOS 8.3, përdoruesit kanë zbuluar një karakteristikë të re. Kjo karakteristikë është pikërisht mundësia e ç’aktivizimit të autentikimit me anën e një fjalëkalimi në momentin që përdoruesi dëshiron të shkarkojë një aplikacion falas në App Store, duke e lehtësuar të gjithë proçesin.

Në versionet e mëparshme të iOS, nuk ka qenë i nevojshëm një fjalëkalim, por më vonë kompania vendosi ta kthente atë, për arsye ende të paqarta. Në këtë moment duket se kompania po e përmbys këtë vendim, por vetëm për ata të cilët e zgjedhin ta bëjnë diçka të tillë.

Brenda menusë Settings, tek “iTunes & App Store” në iOS 8.3 është një seksion i ri “Password Settings” i cili përfshin hapësirën “Free Downloads”. Ky opsion është i aktivizuar vetvetiu, por nëse ju dëshironi të shmangni fjalëkalimet, mund të çaktivizoni këtë funksionalitet dhe kështu shkarkimi i përmbajtjeve falas App Store nuk kërkon më fjalëkalim.

Duhet të kemi parasysh faktin që kjo është një karakteristikë beta e këtij versioni të sistemit operativ, dhe ende nuk dihet nëse Apple vendos ta heqë terësisht apo jo. Për më shuml detaje na mbetet të presim për debutimin publik të iOS 8.3 muajin e ardhshëm. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>