Lajmet

Fjalëkalimi me imazhe në Windows mund të jetë një mënyrë e mirë sigurie

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
Fjalëkalimi me imazhe në Windows mund të jetë një mënyrë e mirë sigurie

Fjalëkalimi me imazhe në Windows 8 si pjesë e sigurisë mund mos të jetë aq i dobët sipas disa studimeve të fundit, deklarojnë kërkuesit.

Hapja e një pajisjeje me Windows me anë të shkrimit të pikave, qarkimit të objekteve apo vizatimit të vizave mbi një imazh në ekranin me prekje nuk është më pak e siguritë se një PIN me katër shifra mbi kartën e një aparati telefonik, tha kërkuesi i Sophos Paul Ducklin në një blog në NakedSecurity.

Ky problem u shfaq kur kërkuesit e Usenix Security Symposium propozuan një skemë me mundësi për sulmuesit mbi mposhtjen e fjalëkalimeve me piktura apo titujve të dukshëm rreth letrave dhe sipas hulumtimit fjalëkalimet me piktura ishin lehtësisht të thyeshme.

Duhet pranuar se siguria me anë të fjalëkalimeve me piktura nuk mund të jenë kaq të mira. Sipas Ducklin, varet gjithashtu edhe nga sa veprime përdoren dhe sa pika interesi ky lloj fjalëkalim përmban.

Një pikë interesi është një hapësirë në pikturë si një fytyrë, kafshë, ndërtesë etj, që njerëzit lehtësisht e zgjedhin për të shkruar fjalëkalmin.

Microsoft-i përdor një formulë për të gjetur se sa mundësi fjalëkalimesh ka në një imazh i vetëm i bazuar nga veprimet dhe pikat e interesit (m . (1+2 . 5 + (m -1)))n,ku m është numri i pikave të interesit dhe në është numri i gjesteve në një fjalëkalim me piktura. Sa më e madhe “m” dhe “n” aq më i madh numri i fjalëkalimeve.

Tipi i veprimeve të përdorura mund të rrisë gjithashtu edhe imitimin e tyre. Një rreth është më i vështirë se një prekje dhe një vijë është më i vështirë se një rreth, shkruajnë kërkuesit e Microsoft-it.

Për të rritur sigurinë pas pesë provash që mund të bëhen për të gjetur fjalëkalimin me fotografi në fund do të jetë edhe një fjalëkalim normal tekst i vendosur nga Microsoft-i. (PCWorld Albanian)

password

Lajmet e fundit>