Harduer

Flagshipët e Samsung janë më të mirë sesa iPhone X thotë Consumer Reports

Dec 8 2017
0 Shpërndarje
Consumer Reports vlerëson S8, S8+, iPhone 8 dhe 8 Plus me 81 prej 100 pikësh. Galaxy Note 8, S8 Active, S7, LG G6 dhe iPhone X morën vetëm 80 pikë. Flagshipët e Samsung janë më të mirë sesa iPhone X thotë Consumer Reports Photo Source: Android Authority

iPhone X nuk është telefoni më i mirë i të gjitha kohërave, të paktën sipas Consumer Reports.

Gazeta me influencë të lartë publikoi analizën e saj të telefonit 1,000 dollarësh dhe arriti në përfundimin se telefonët e Samsung e madje edhe iPhone 8 janë një opsion më i mirë.

“Ky telefon renditej më poshtë sesa Samsung S8, S8+ dhe Note 8, kjo për shkak të jetëgjatësisë superiore të baterisë,” shkruhej në analizën e Consumer Reports.

Por përdoruesit prej vitesh të iPhone nuk janë aspak të interesuar për kalimin në Android prandaj pyetja e vërtetë është: iPhone 8 apo iPhone X?

Consumer Reports vlerëson S8, S8+, iPhone 8 dhe 8 Plus me 81 prej 100 pikësh. Galaxy Note 8, S8 Active, S7, LG G6 dhe iPhone X morën vetëm 80 pikë.

Sipas firmës iPhone 8 dhe 8 Plus janë më rezistent sesa iPhone X dhe theksoi se konsumatorët preferojnë iPhone me butonin fizik.

iPhone X u vlerësua për Face ID e cila funksionoi mësë miri në testimet e Consumer Reports gjithashtu edhe kamerat e ekranet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>