Harduer

Flagshipi Android i Nokia prezantohet më 16 Gusht

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Ky telefon është ai që pritet të prezantohet në këtë aktivitet dhe do të jetë i pari me optikën Carl Zeiss në epokën e re të telefonëve Nokia me Android. Flagshipi Android i Nokia prezantohet më 16 Gusht Photo Source: @evleaks

HMD po përgatitet për debutimin e telefonit Android të radhës ma markën e Nokia. Prodhuesi ka filluar dërgimin e ftesave tek përfaqësuesit mediatik për një aktivitet që do të mbahet më 16 Gusht, vetëm pak ditë pasi u publikuan fotot e para të Nokia 8.

Ky telefon është ai që pritet të prezantohet në këtë aktivitet dhe do të jetë i pari me optikën Carl Zeiss në epokën e re të telefonëve Nokia me Android.

Sipas spekulimeve specifikat e harduerit të telefonit do të jenë: sistem i dyfishtë kamerash 13 megapiksel Carl Zeiss, ekran 5.3 inç me rezolucion 2560×1440, procesor Snapdragon 835, 4GB ose 6GB RAM,  64GB memorje të brendshme dhe modele me dy karta SIM.

Ditën e djeshme u publikuan fotot e një modeli në ngjyrë të artë. Pritet që HMD të prezantojë edhe dy modele në ngjyrë blu dhe argjendtë. Prezantimi mbahet në Londër në 8:30 me orën tonë lokale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>