Harduer

Flagshipi i ardhshëm i OnePlus nuk do të ketë kufje 3.5mm

Sep 14 2018
0 Shpërndarje
Bashkëthemeluesi i kompanisë tha se heqja e saj do të siguronte më shumë hapësirë për teknologji të reja tek telefoni si jetëgjatësia e përmirësuar e baterisë. Flagshipi i ardhshëm i OnePlus nuk do të ketë kufje 3.5mm

Apple i dha goditjen finale ditën e Mërkure portës së kufjeve 3.5mm kur ndaloi shitjet e iPhone 6S dhe iPhone SE.

Dy ditë më pas OnePlus konfirmoi se flagshipi i radhës i kompanisë nuk do të ketë gjithashtu kufje 3.5mm.

Bashkëthemeluesi i kompanisë tha se heqja e saj do të siguronte më shumë hapësirë për teknologji të reja tek telefoni si jetëgjatësia e përmirësuar e baterisë.

OnePlus 6T gjithashtu do të ketë një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Sipas Pei telefonët e sotëm po vinë me kufje wireless edhe pse 6T do të përmbajë një adapter.

Vendimi do të ndryshojë edhe strategjinë e OnePlus që më parë krenohej sepse flagshipët kishin kufje 3.5mm.

Galaxy Note 9 është ndër flagshipët e fundit që mban ende një portë standarte kufjesh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>