Softuer

Flash në iPhone!

Aug 9 2010
0 Shpërndarje
Flash në iPhone!

Comex, njeriu u njëjtë që ka zhvilluar veglën me bazë në ueb JaibreakMe, ka krijuar Frash një vegël që lejon përdoruesit e iPhone të shikojnë përmbajtje Adobe Flash në celularët e tyre.

Frash është ende në fazat fillestare dhe punon me iPhone 4, 3GS (me iOS 4), gjeneratën e tretë iPod Touch dhe me iPad-ët që kanë versionin më të fundit të softuerit të tyre (3.2.x). Për të instaluar Frash, ju duhet të bëni jailbreake të pajisjes suaj, që mund të bëhet me lehtësi përmes veglës së re me bazë në ueb JailBreakMe.

Në momentin që keni “liruar” pajisjen tuaj me bazë në iOS dhe keni instaluar Frash, ju mund të shikoni Adobe Flash në Safari. Megjithatë nuk do të punojnë të gjitha përmbajtjet me bazë në Adobe Flash. Frash është ende në fazat e hershme të zhvillimit (versioni 0.02), kështu që vetëm animacionet bazë të Flash do të shfaqen, kryesisht reklamat.

Marrëdhëniet e Apple me teknologjinë Adobe Flash në iPhone kanë qenë problematike qysh prej filmit. Kompania refuzoi të përfshijë teknologjinë në pajisjet e saja mobile, duke thënë se kjo teknologji ndikon keq në përvojën me celularin dhe me jetëgjatësinë e baterisë. CEO i Apple Steve Jobs, pati shpjeguar në një letër publike arsyet pse është lënë anash teknologjia e Adobe.

Disa përdorues të iPhone nuk ishin të lumtur me vendimin e Jobs dhe shikuan mundësitë për të futur Flash në pajisjet e tyre. Frash i Comex do të duhej t’i ndaj të kënaqur momentalisht ata që po kërkojnë diçka të tillë, derisa të zhvillohet një version më i mirë i softuerit.

Sa i përket jailbreaking, kjo procedurë llogaritet si legale, pasi që zyra Amerikane e të Drejtave Autoriale e cilësoi si  të tillë. Megjithatë vet Apple nuk pajtohet me këtë procedurë dhe thekson se jailbreak largon garancionin e pajisjes, duke nënkuptuar se nuk ka riparime pa pagesë nëse shkon diçka gabim.

Lajmet e fundit>