Lajmet

Fleksy sjell tastierën e padukshme në Android

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Fleksy sjell tastierën e padukshme në Android

fleksyAndroid (4.1+): Më parë Fleksy ka qenë në fazën testuese private beta, por tani është në dispozicion në Google Play.

Edhe nëse doni të rregulloni tastierën tuaj, ose nëse doni që ta bëni atë të padukshme që të mund të shihni prapa vendit ku shkruani, Fleksy punon mjaft mirë.

Bukuria e Fleksy-t qëndron në veçorinë mbresëlënëse të korrigjimit automatik dhe i tërë qëllimi i përdorimit të tastierës është që nuk do të ju lejojë të shikoni në gishtërinjtë e juaj teksa shkruani; ju do ta merrni një ndjesi se sa duhet të vendosni gishtërinjtë dhe Fleksy do të kryejë pjesën tjetër.

E njëjta veti e korrigjimit automatik është në dispozicion në Android dhe pas një udhëzimi të shkurtër, ku ju tregohet aplikacioni (mund të marrë pak kohë për t’u mësuar për njerëzit që janë më të familjarizuar me tastiera tradicionale), ju edhe keni mundësi që ta gjeni veten duke shtypur dhe u përshtatur mjaft shpejt me të.

Gjëja tjetër e mirë për Fleksy është që mund të rregullohet për të përdorur disa pamje, ose madje të jetë tërësisht e padukshme, kështu që ju mund të shtypni në të, ose të ruani një shtresë të vogël reale në ekran teksa e përdorni telefonin ose tabletin tuaj. Klikoni lidhjen e mëposhtme për ta provuar.

Fleksy, falas nga Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>