Intervista

Flet Kevin Hoare, zhvilluesi i Max Payne 3

May 29 2012
0 Shpërndarje
Flet Kevin Hoare, zhvilluesi i Max Payne 3

Intervistoi për PCWorld (US), Alex Rubens -Pas suksesit javën që kaloi, lançimi për PC i Max Payne 3 është i shumëpritur. Ne arritëm të bënim një intervistë me Drejtuesin e Dizenjimit për PC të Max Payne 3, Kevin Hoare, për të folur për ndryshimet në këtë lojë kaq të dëshiruar.

Duke qenë se ka patur një diferencë mjaft të madhe në kohë nga Max Payne 2 dhe dalja në treg e Max Payne 3,  Kevin Hoare thotë se në fillim na u desh të merrnim në konsideratë çfarë kanë përmbushur numrat e kaluar dhe loja ishte e para në llojin e saj që ka një karakter të zhvilluar, pra të rritur në kohë dhe përfshirja e një protagonisti të marrë nga librat komikë ku dhe ngjarjet bazohen në llojin e tyre. Gjithashtu, në lojë ne integruam dhe stilin e marrë nga filmat aksion të Hong Kong, ndalimin e plumbit (Bullet-Time), ide e cila nuk ishte vetëm për ngadalësimin e kohës, por që lojtari mund të lëvizte dhe të reagonte ndaj çdo plumbi.

Pra, synimi i parë ishtë të modernizohej loja e Max Payne dhe ajo që bëmë ishte që ne nuk hoqëm asgjë nga seritë e kaluara, madje ne përmirësuam ato ekzistente dhe shtuam gjëra të reja. Në këtë seri Max mund të lëvizë dhe të marrë shënjestër në çdo drejtim: të ulet, të kalojë pengesa dhe të gjuajë e të shmanget në të njëjtën kohë duke mos e humbur kurrë armikun. Gjithashtu është bërë dhe bashkimi i dy mekanizmave, të ndalojë plumbat dhe në të njëjtën kohë të bëjë shmangien, duke e bërë lojën më intensive dhe më fantastike. Gjithashtu, një risi e përfshirë në lojë është sjellja e Maxit me atë që e rrethon, ku ai vepron më botën në një mënyrë më reale, që çdo gjë që ndodh të duket sikur lojtari është i përfshirë i tëri në lojë.

Gjithashtu, loja kërkon dhe parametra të larta për PC dhe sipas Hoare, kjo gjë nuk u bë që versioni për kompjuter të ishte më i miri, por loja u ndërtua në atë mënyrë që të gjitha versionet të afroheshin me njëra-tjetrën dhe ne arritëm të shkurtonim datat e daljes për versionet e kompjuterave, gjëja që na kanë kërkuar të gjithë për një kohë të gjatë dhe versioni për PC është testuar në një gamë të gjëre harduerësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>