Lajmet

Flickr lançon aplikacionin për iPad në momentin e duhur

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Flickr lançon aplikacionin për iPad në momentin e duhur

tumblr_inline_ndmiqfb7h01qhxx5sKompania Apple ka zgjedhur të fokusohet në aftësitë e kamerës përsa i përket iPad Air 2. Me sa duket kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e Flickr. Shërbimi i shpërndarjeve të fotove në pronësi të Yahoo, ja ka dalë “të mundë” Instagram. Direkt pas lançimit të iPad-eve të rinj nga Apple, Flickr ka prezantuar aplikacionin e saj për tabletë.

Ky aplikacion është ndërtuar në formën e një shërbimi ku përdoruesit mund të eksplorojnë foto të tyret apo të të tjerëve. Nëqoftëse doni të shpërndani një foto atëherë shkrepeni një të tillë më kamerën e iPad-it dhe shpërndajeni, gjithashtu ka një mori filtrash dhe modifikimesh sipas dëshirës. Duhet theksuar se ky aplikacion funksionon vetëm në ato tabletëa që kanë sistem operativ OS 8. Aplikacioni tashmë mund të shkarkohet në App Store. (PCWorld Albanian)

Tags >

Flickr
Lajmet e fundit>