Lajmet

Flickr me dizajn të ri, 1 TB hapësirë falas dhe aplikacion për Android

May 21 2013
0 Shpërndarje
Flickr me dizajn të ri, 1 TB hapësirë falas dhe aplikacion për Android

Siç duket Yahoo i jep vëmendje biznesit e saj. Pasi është konfirmuar blerja e shërbimit Tumbrl, sot është lajmëruar një pamje plotësisht e re e shërbimit Flickr i cili nga tani vjen me 1 TB hapësirë për fotografitë tuaja dhe plotësisht falas.

Flickr me dizajn ngjason paksa me Flipboard, mirëpo kur hyni më thellë në këtë shërbim do ta kuptoni se megjithatë është i ndryshëm. Fotografitë janë të mrekullueshme pa kompresim në rezolucionin në të cilin ju i ngarkoni.

Për ta kuptuar më mirë se sa në fakt janë 1 TB hapësirë do ta marrim shembull që ju mund të ngarkoni fotografi që keni bërë çdo orë gjatë 40 viteve: e mjaftueshme apo jo? Nga tani Flickr do t’u mundësojë përdoruesve edhe ngarkimin e videove në formatin 1080p HD me kohëzgjatje maksimale prej 3 minutave.

Duke ditur se gjithçka po shkon rreth botës mobile, Yahoo që është pronar i Flickr, aplikacionin për iPhone e kishte mundësuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa tani është publikuar edhe aplikacioni për Android me të cilin zgjerohet edhe më tej spektri i përdoruesve të cilët do t’i qasen Flickr përmes pajisjeve mobile.

Flickr i ri tanimë është online ku ju mund ta provoni, shfletoni, shikoni dhe filloni ti ngarkoni fotografitë tuaja në këtë shërbim. (PCWorld Albanian)

flicker

Tags >

Flickr
Lajmet e fundit>