Biznes

Flickr ofron 3 muaj pa pagesë shërbimin e vet Pro

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Flickr ofron 3 muaj pa pagesë shërbimin e vet Pro

Flickr Dhurata e Yahoo-s për fundvit është tre muaj pa pagesë të shërbimit për vendosje të fotografive dhe videove Flickr Pro, që normalisht kushton 24.95 dollarë për vit.

Regjistrohuni dhe merrni ngarkime të pakufizuara deri në 50 MB për fotografi, pa kufizueshmëri të librarisë suaj me fotografi, mundësinë për të postuar fotografi deri në 60 grupe e po ashtu të shkarkoni fotografi me rezolucion të lartë dhe të ngarkoni dhe lëshoni sa të doni video në HD.

Është një gjë mjaft e mirë për entuziastët e fotografisë dhe videos duke e ditur që një llogari pa pagesë në Flickr mundëson që të vendosni 300 MB çdo muaj, të shihni vetëm 200 fotografitë tuaja më të fundit, të postoni fotografi deri në 10 grupe, të shkarkoni fotografi të rizmadhuara dhe të ngarkoni deri dy video në muaj.

Është një kapje e vogël, kur Yahoo përfshin një abdikim me marrëveshjen. “Për t’iu shmangur abuzimit të ngarkesës sonë pa kufizim, ne vëzhgojmë llogaritë për përdorim të tepruar.

Yahoo kufizon numrin dhe madhësinë e fotografive të lejuara nga një llogari brenda një afati kohor .

Derisa qëllimi ynë është që të sigurojmë që çdo kush përfiton nga ngarkesa pa kufizim, Flickr nuk është për qëllim që të përdoret si një rrjet për shpërndarje të përmbajtjes,” -thuhet në kushtet që e shoqërojnë ofertën. (PC World Albanian)flickr-gift

Lajmet e fundit>