Lajmet

Flickr tani iu mundëson që të vendosni fotografi përgjatë uebit

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
Flickr tani iu mundëson që të vendosni fotografi përgjatë uebit

721719314_25ce1426bcFlickr i Yahoo-së është duke ecur më në fund me kohën.

Ky shërbim ka prezantuar një veçori të re për vendosje në ueb që iu mundëson përdoruesve që të vendosin fotografitë e cilësisë së plotë me lidhje që dërgojnë tek llogaritë e personave që i kanë vendosur ato fotografi në Flickr.

Për ta provuar, do të ju duhet ta mundësoni versionin beta të përvojës së re për fotografi në Flickr. Pastaj, shtypni butonin “share” në një faqe të fotografisë dhe klikoni simbolin </>.

Kjo veçori ishte vonuar mjaft shumë, teksa uebi social, duke përfshirë Instagram-in, Vine-in, Facebook-un, kanë përfshirë mbështetje për këtë opsion prej kohësh.

Paul Stamatiou tregoi në Twitter që mundësia për vendosje të fotografive të Flickr në faqet e tjera vjen pas më tepër se gjashtë muajve kur ai e kishte zhvilluar mjetin e palës së tretë FlickrSlidr.

Fatkeqësisht, veçoria ende ka nevojë për përmirësime. Klikimi i lidhjes në vendosjen e bërë pas disa testimeve punonte vetëm pjesërisht.

Reagimi fillestar ndaj veçorisë së re duket të jetë përzier. Vendosjet duken mjaft mirë pa një kornizë, por logoja që nuk mund të largohet e rrjetit Flickr në kënd është gjë e cila mund të mos duket edhe aq mirë për dikë. (PCWorld Albanian)

Tags >

FlickrUeb
Lajmet e fundit>