Analiza

Flickr arrin në 5 miliard fotografi

Sep 21 2010
0 Shpërndarje
Flickr arrin në 5 miliard fotografi

“Unë jam numër 5 miliardë, dhe askush nuk mund të më ndalë” shkroi Aaron Yeo, fotografi njëzetvjeçar që ngarkoi fotografinë në Flickr. Ndërsa sa për krahasim Facebook thekson se çdo muaj në të ngarkohen rreth 2.5 miliard dollarë.

Facebook pretendon të jetë faqja më e madhe për shkëmbim të imazheve në internet, me m shumë se 15 miliard imazhe të ngarkuara në të prej prillit të vitit 2009. Por pavarësisht se Flickr nuk është faqja më e madhe për shkëmbim të imazheve, ka shenja që kjo faqe nuk do të largohet nga skena edhe për një kohë të gjatë.

Ngarkimet në këtë faqe kanë vazhduar me rritej qysh prej vitit 2007, dhe sipas tyre janë duke u rritur për një miliard fotografi në çdo vit. Dallimi i Flickr prej Facebook është se përdoruesit ruajnë imazhe të çfarëdo madhësie, dhe mund të ngarkojnë sa imazhe që dëshirojnë të ngarkojnë dhe të çfarëdo madhësie, me një përshkrim profesional.

Flickr është e njohur për grumbullim të fotografëve të shumtë anembanë botës, dhe përveç kësaj faqja është e njohur se ofron shumë prej këtyre fotografive personale edhe për përdorim publik duke i grupuar ato në mënyra interesante. Faqja tenton që të bëjë organizimin e fotografive tentim grupor.

“Në Flickr, ju mund t’i jepni miqve, familjes dhe kontakteve tjera qasje për të organizuar gjërat tuaja – jo vetëm për të shtuar komente, por edhe për të shtuar shënime dhe etiketa” thekson faqja në përshkimin e saj. “Njerëzit pëlqejnë të qeshin, e të bëjnë aaaa apo oooo, kur shohin fotografi dhe video. Pse të mos kenë ata këtë liri kur i shikojnë këto gjëra edhe përmes internetit?”.

Yeo, i cili ka ngarkuar fotografinë e 5 miliardë, thekson se është jokorrekt nëse krahasohet Flickr me Facebook, sepse këto faqe kanë qëllime të ndryshme. “Të shkosh në Flickr është sikurse të shkosh në një galeri arti” tha ai. /pcworld.al

Lajmet e fundit>