Lajmet

Flipboard edhe për Android

Jun 23 2012
0 Shpërndarje
Flipboard edhe për Android

Telefonat që përdorin sistemin operativ Android janë duke marrë njërin nga aplikacionet më të mira për iPhone dhe iPad, Flipboard-in, i cili paraqet revistën e popullarizuar me lajme shoqërore, dhe është duke u lëshuar sot edhe për Android-in.

“Njerëzit janë duke përdorur tani Fliboard-in, në një nga çdo 10 iPad-et” – tha për ABC News, bashkëthemeluesi dhe CEO i Flipboard, Mike McCue. “Ne pamë veçanërisht pajisjet Android dhe të gjitha madhësitë e ndryshme të ekranit dhe u siguruam që Flipboard do të duket shkëlqyeshëm në të gjitha llojet e telefonave.”

Flipboard ishte lëshuar për iPad në vitin 2010 dhe pastaj për iPhone pas disa muajve. Aplikacioni u mundëson përdoruesve që të hyjnë në Facebook, Twitter, ose rrjetet e tjera shoqërore dhe paraqet përditësimet e statuseve, lidhjet dhe fotografitë në një format të revistës. Me aplikacionin për Android, Flipboard shton një vegël Flipboard që përditësohet me gjërat e reja.

Aplikacioni do të vijë i instaluar në Samsung Galaxy S III, që pritet të lëshohet në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij muaji.

Themeluesit e Flipboard thanë se duhet kohë që aplikacioni për Anrdoid të bëhet ashtu siç duhet.

“Sfida më e madhe është dizajnimi i një përvoje për smartfonin” – tha McCue. “Njerëzit kanë nevojë për një rrugë të shpejt për të kapur telefonin e tyre”.

Aplikacioni për Android ngjan me iPhone, përsa i përket pamjes dhe ndjeshmërisë.

Sidoqoftë, ekziston një pjesë e madhe që mungon për Android-in, një aplikacion për tabletët që përdorin sistemin operativ Android. Ndërsa Flipboard është shumë i famshëm në iPad, aplikacioni për Android nuk ishte dizajnuar për pajisjet me ekran më të madh me Android. Aplikacioni për telefon nuk ka nevojë për një paraqitje në ekran si në aplikacionin për tablet. Sidoqoftë, aplikacioni për telefon do të jetë në dispozicion edhe për Kindle Fire, edhe për Nook Tablet. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>