Lajmet

Flipboard prezantoi Gazetat Inteligjente, ndryshon qasjen ndaj lajmeve

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Flipboard publikoi një përditësim madhor ditën e sotme ku prezantoi për herë të parë "Gazetat Inteligjente," një mënyrë re sesi njerëzit mund të gjejnë lajme dhe përmbajtje sipas interesave të tyre. Flipboard prezantoi Gazetat Inteligjente, ndryshon qasjen ndaj lajmeve

Shefi ekzekutiv Mike McCue tha se objektivi kryesor i këtij përditësimi ishte modernizimi i nocionit të gazetës. Në të njëjtën kohë ai e përshkroi si një rishpikje të eksperiencës së shfletimit në Flipboard.

Gazetat inteligjente bazohen në një temë të gjërë si teknologjia apo fotografia apo sporti. Secili prej tyre fillon me një kryetitull e cila është ngjarja më e rëndësishme e momentit. Ndërsa shfletoni mëposhtë përmbajtje të interesave tuaja do të shfaqen shumë e më shumë.

Për të asistuar përdoruesit në krijimin e këtyre gazetave inteligjente Flipboard publikoi një mjet i quajtur “Passion Picker” ku përdoruesit lehtësisht mund të identifikojnë interesat e tyre.

Ata mund të përshtatin më tej gazetën e tyre duke shtuar publikues specifikë, llogari në Youtube apo edhe Twitter.

Aplikacioni shërben mëse 34,000 tema dhe 30 milion gazeta. Flipboard-i i ri është disponueshëm për iPhone dhe Android. /PCWorld Albanian

Tags >

flipboard
Lajmet e fundit>