Lajmet

Flipboard thyen hegjemoninë e aplikacioneve mobile, tani i disponueshëm edhe nga shfletuesi juaj

Feb 12 2015
0 Shpërndarje
Flipboard thyen hegjemoninë e aplikacioneve mobile, tani i disponueshëm edhe nga shfletuesi juaj

20121220-FLIPBOARD-NEXUS-018edit

E mbaj kur kisha muaj që prisja një aplikacion të tillë në Windows Phone për vetë shërbimin cilësor që ofronte. Tani Aplikacioni popullor i lajmeve Flipboard, është i disponueshëm dhe në versionin ueb dhe mund të përdoret përmes çdo shfletuesi. Nëse vizitoni flipboard.com ju mund të informoheni dhe të lexoni lajme në një format të përshtatur për desktop. Flipboard ka 40 milion përdorues në muaj Android apo iOS dhe ka të ngjarë që kjo shifër të rritet tani që ekziston një mënyrë më e përshtatshme për të aksesuar atë.

Për të ruajtur popullaritetin, Flipboard zhvilloi mënyrën e paraqitjes së lajmeve në formën e një reviste. Shfletimi i faqeve në tablet apo smartfon shoqërohet me një tingull dhe animacion. Por shumica e ekraneve nuk janë me prekje kështu që kjo gjë nuk mund të ndodh në çdo desktop. Përmbajtja e faqes do të jetë lehtësisht e aksesueshme nga mausi dhe tastjera ndërsa uebsajti ju jep gjithashtu mundësi të ruani titujt apo çështjet që ju interesojnë më së shumti.

Për të pasur akses çdo përdorues si fillim duhet të regjistrohet dhe të zgjedhë të paktën 7 tema mbi të cilin ai është i interesuar. Mënyrën se si këto lajme do të shfaqen në faqe, përdoruesi mund ta zgjedhë vetë duke ju lejuar të krijoni një experiencë të personalizuar. Një pikë tjetër e rëndësishme e Flipboard është se përveç kërkimit të lajmeve ju mund të qëndroni në kontakt me miqtë tuaj falë mbështetjes që uebsajti ofron për rrjetet sociale. Flipboard, gjithashtu do të shfaqë përmbajtje edhe nga rrjetet sociale si Facebook, Twitter, LinkedIn dhe Instagram. Që aty ju mund të rishpërndani një cicërimë nga Twitter apo të komentoni mbi një postim në Facebook. Me pak fjalë Flipboard nuk është më vetëm një mundësi ku mund të shihen lajmet më të fundit por gjithashtu një vend nga i cili mund të jeni në kontakt me profilet tuaja të rrjeteve sociale.

Një nga karakteristikat që i është shtuar së fundmi është opsioni me anë të të cilit ju mund të krijoni vet tevistën tuaj të personalizuar që ka një titull, një përshkrim dhe lajmet që e përmban. Më pas mund të zgjidhni nëse dëshironi që kjo revistë të jetë publike dhe t’ja prezantoni atë miqve tuaj. Sot janë më shumë se 15 milion revista të personalizuara në Flipboard.

Mbërritja e versionit ueb të Flipboard cilësohet si një pikë kthyese për kompaninë sepse do të thotë që tanimë miliona përdorues nga desktopi kanë akses në atë shërbim që ekzistonte vetëm si aplikacion për telefon. Nëse versioni për ueb ofron të njëjtën eksperiencë me atë për smartfon atëherë ai ka për të qënë shumë i suksesshëm. Dhe kur vjen puna tek mbështetja që Flipboard ka ofruar për rrjetet sociale, ai nuk ju ofron vetëm një faqe informative por edhe një përmbledhje të asaj çfarë ndodh në rrjetet sociale që ju përdorni. Pra me Flipboard mund ti keni të gjitha. (PC World Albanian)

Tags >

flipboard
Lajmet e fundit>