Harduer

FLIR One, një kasë e re për iPhone që ju lejon të shihni në errësirë

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
FLIR One, një kasë e re për iPhone që ju lejon të shihni në errësirë

FLIRone-01-660x495FLIR One është një kasë për iPhone 5 dhe 5S. Kjo kasë ka në pjesën e pasme të saj dy kamera afër njëra-tjetrës; një kamerë me infra të kuqe (infrared) dhe një VGA që i shton më shumë detaje imazhit termik.

FLIR One përmban baterinë e saj, që nuk e karikon iPhone-in, por as nuk e përdor baterinë e tij. Kasa është e lidhur me një aplikacion që përdoret për të skanuar imazhe termike, por jo vetëm kaq, pasi ky aplikacion përfshin gjithashtu disa filtra, opsionin panoramik dhe regjistrim videosh. Qëllimi kryesor i gjithë kësaj është prakticiteti.

Sipas Flir kjo kasë mund të ndihmojë për gjetjen e tubave brenda në mur dhe kështu ndihmon për identifikim e rrjedhjeve, apo gjen pikat e dobëta të izolimit të shtëpisë tuaj. Gjithashtu na siguron nëse kafshët tona janë gjallë.

Kjo duket si një kase perfekte për tu përdorur në kamping, do të jeni në gjendje të gjeni se ku është vendi i caktuar për tualet, do ju ndihmojë në lojën kukafshehthi (hide and seek) dhe mund të evitojë zjarret.

Kjo nuk do ju shpëtojë nga kafshët e egra, por me siguri do t’ju ndihmojë ti identifikoni ato më shpejt se shokët tuaj. Duke parë dhe çmimet e iPhone mund të themi se kjo kasë është shumë e shtrenjtë. Ajo kushton 350 $ dhe është planifikuar për tu hedhur në treg javën e parë të gushtit. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>