Vëzhgim

Floppy Disk shuhet së ekzistuari

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
Floppy Disk shuhet së ekzistuari

Sony ka ndalur prodhimin e flopy disqeve në SHBA dhe në shtete tjera të mëdha para shumë viteve, dhe secila korporatë tjetër e madhe është larguar nga formati, tani i quajtur arkaik.

 Sipas Cnet, Sony ende ka menaxhuar të shes 12 milion floopy disqe në vitin e saj të fundit fiskal. Kjo mund të jetë për shkak se është ende i vetmi lojtar i vërtetë që është në këtë treg. Por ka megjithatë ka vendosur që është koha për të ecur para.

Sony bart me krenari epitetin e zhvilluesit të formatit 3.5 dhe e ofruesit në treg të këtij formati. Për herë të parë ka shpalosur këtë medium për kompjuterë në vitin 1981.

Në ditët e sotme ky medium është bërë atërisht i vjetëruar, dhe në shkatërrimin e reputacionit të tij më së shumti kanë ndihmuar paraqitja në treg e kartelave të vogla të memories. Këto janë formatet e reja USB, CD dhe DVD, madje kohëve të fundit edhe standardi Blu-ray.

Në kohën e tij, një pajisje ruajtëse e dorës mund të ofronte hapësirë të mjaftueshme prej 1.44 MB, që për atë kohë ishte hapësirë jashtëzakonisht e madhe. Tani, ky medium ka një vlerë prej 10 cent.

Sony zyrtarisht do të ndal operacionet e saja për flopy disk në fillim të vitit të ardhshëm. E prej këtij momenti ne na mbetet vetëm të përshëndetemi nga Floppy disku.

Lajmet e fundit>