Lajmet

FLOSSK organizon sot aktivitetin “Open Street Map” në Prishtina Hackerspace

Nov 26 2014
0 Shpërndarje
FLOSSK organizon sot aktivitetin “Open Street Map” në Prishtina Hackerspace

open street map - pamjeGjatë ditës së sotme, shoqata e cila merret me promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) ka planifikuar që të mbajë një seminar praktik në lidhje me alternativën e hapur të hartave “Open Street Map”.

Kjo alternativë është një projekt në të cilin mund të kontribuojë secili duke shtuar të dhëna gjeografike rreth lokacioneve të ndryshme dhe për t’iu lehtësuar personave që nuk kanë njohuri se si shkon kjo procedurë e shtimit apo ndryshimit të informacionëve ekzistuese. FLOSSK ka vendosur që të organizojë një aktivitet të përqendruar në veçanti rreth njoftimit për mundësitë e shumta që ofron ky projekt, si dhe informimin për hapat e nevojshëm për shtimin e informatave në të.

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë, por në veçanti rekomandohet për personat e interesuar në hartografi, gjeodezi dhe informatikë. Aktiviteti për “Open Street Map” mbahet në Prishtina Hackerspace, duke filluar nga ora 18:00 dhe përfundon në orën 21:00. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>