Softuer

FLOSSK sjell themeluesin e lëvizjes për softuer të lirë në Kosovë

Apr 29 2010
0 Shpërndarje
FLOSSK sjell themeluesin e lëvizjes për softuer të lirë në Kosovë

Në shtator 1983, ai filloi Projektin GNU për të krijuar një sistem operativ alternativë të lirë të Unix-it, duke u bëre arkitekti kryesor dhe udhëheqës i projektit. Me Projektin GNU (shkurt për GNU’s not Unix), ai filloi edhe lëvizjen e softuerit të lirë që në tetor 1985 u zyrtarizua në Free Software Foundation.

Stallmani krijoj konceptin e “copyleft”, që e mbron të drejtën për ta shperndare krijimin intelektual, duke u bërë autor kryesor i disa “copyleft” licencave duke përfshirë edhe GNU General Public License, licencën më të përdorur në softuerin e lirë. Që nga mesi i viteve 1990, Stallman ka kaluar shumicën e kohës së tij duke avokuar për softuer të lirë, si dhe duke luftuar patentat softuerike në atë që ai e sheh si zgjatje të tepruar të ligjeve të së drejtës autoriale. Stallman ka zhvilluar gjithashtu një numër të madhë të softuerit të popullarizuar, duke përfshirë Emacs-in origjinal, GNU Compiler Collection dhe GNU Debugger.

Edhe pse Stallmani nuk arriti ta përfundoj sistemin operativ që e nisi, veglat dhe filozofia që ai zhvilloj gjatë atij rrugëtimi u mishëruan në GNU/Linux dhe projektet tjera të ngjashme nga miliona individë në tërë globin.

Në Prishtinë Stallman vjen me 4 qershor me ftesë të FLOSS Kosova, shoqatës Kosovare për softuer të lirë dhe me kod burimor të hapur. Në një ligjëratë që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare duke filluar nga ora 18:00, temë do të jetë Shoqëria e Lirë Digjitale, duke dalluar së çfarë shoqërie digjitale krijohet është po aq e rëndësishme sa edhe vetë krijimi i saj.

FLOSS Kosova është organizatë e re e themeluar për të promovuar softuerin e lirë dhe lëvizjet tjera të ngjashme si Enciklopedia Wikipedia në Kosovë. Aktivitet kryesor i organizatës është një konferencë vjetore që mbahet në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.

Hapësira është e limituar në 250 vende andaj rekomandohet rezervimi në [email protected].

 

Lajmet e fundit>