Analiza

FNN News: Samsung ka shitur mbi 40 milionë tabletë këtë vit

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
FNN News: Samsung ka shitur mbi 40 milionë tabletë këtë vit

galaxy note 10-1 2014Sipas FNN News në Korenë Jugore, reklamat e fundit dhe shitjet e Galaxy Tab 10.1 (edicioni 2014) e ndihmuan kompaninë Samsung që të arrijë mbi 40 milionë tabletë të shitur gjatë vitit 2013.

Faqja e lajmeve thotë që Samsung shiti 9.1 milionë tabletë në tremujorin e parë të vitit 2013, 8.4 milionë në tremujorin e dytë, 10.5 milionë në tremujorin e tretë dhe mbi 12 milionë këtë tremujor të vitit, që paraqet një rekord për kompaninë. Gjatë vitit 2012, Samsung kishte shitur rreth 16.6 milionë tabletë, ndërsa as 6 milionë gjatë vitit 2011.

Nëse janë të sakta, këto shifra e vendosin kompaninë Samsung në vendin e dytë me njësi të shitura, duke qëndruar kështu prapa tabletit iPad. Apple thotë që ka shitur 19.5 milionë tabletë në tremujorin e parë të vitit 2013, 14.6 milionë njësi në tremujorin e dytë dhe 14.1 milionë iPad gjatë tremujorit të tretë.

Nuk janë raportuar ende shitjet e arritura gjatë tremujorit të katërt, por vitin e kaluar, Apple shiti pothuajse 23 milionë iPad në tremujorin e katërt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>