Lajmet

“Focused Inbox” mbërrin në Outlook, Office 365 dhe aplikacionin Windows Mail

Mar 6 2017
0 Shpërndarje
I lodhur nga organizimet e mesazheve në postën elektronike? “Focused Inbox” mbërrin në Outlook, Office 365 dhe aplikacionin Windows Mail

Prej kohësh Microsoft e ka adresuar këtë problem në aplikacionet mobile të Outlook me “Postën e Fokusuar” ose siç njihet ndryshe “Focused Inbox.”

Pasi e testoi në aplikacionin universal të Mail për Windows 10, nga raportohet se funksionaliteti është i disponueshëm edhe në Outlook dhe Office 365.

Ne mund ta konfirmojmë në postën tonë elektronike Office 365 por ende jo në Outlook. Përgjatë muajit Shkurt, Focused Inbox erdhi Windows Mail.

Është dizenjuar për të eleminuar nga vëmendja juaj sa më shumë e-mail-e të parëndësishme si ofertat promocionale.

Megjithatë ngelet e paqartë se kur funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për të gjithë. Përditësimi i Krijuesve po vjen këtë Pranverë me risi të shumta. /PCWorld Albanian

Tags >

Outlook
Lajmet e fundit>