Harduer

Fokusi i sivjetshëm në shfaqjen e Berlinit

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Fokusi i sivjetshëm në shfaqjen e Berlinit

Këtë vit kompanitë e pajisjeve elektronike nga e gjithë bota u mblodhën në shfaqen e organizuar në Berlin për të promovuar dhe për të paraqitur punimet e tyre, krijimet e tyre dhe zhvillimet që priten të dalin nga këto kompani gjatë periudhës së ardhshme.

Pajisjet janë nga më të shumëllojshmet duke përfshirë nga smartfonët deri tek orët inteligjente dhe kamerat të cilësive tejet të larta.

Samsung lanëoi një version të ri të Galaxy Note dhe orën inteligjente Galaxy Gear, ndërkohë që Sony prezantoi smartfonin e tij të ri Xperia Z1. Çdo pajisje kishte mbështetësit dhe kundërshtimet përkatëse.

Kamerat nga ana tjetër janë përdorur si mjete nga kompanitë për të diferencuar produktet e tyre në tregun e ashpër të konkurrencës.

Note 3 dhe Liquid S2 nga Acer mund të regjistrojnë video të rezolucioneve tejet të larta. Ndërkohë që Sony ka vendosur një sensor 20.7 Megapiksel mbi Xperia Z1 e tij.

Trend i ri gjithashtu janë smartfonët me ekrane të mëdhenj që tërheqin vëmendjen e konsumatorëve si Liquid S2 me një ekran 6 inç apo Note 3 me ekran 5.7 inç.

Një element i rëndësishëm i organizimit të sivjetshëm ishin gjithashtu edhe zhvillimet e fundit me televizorë tejet të sofistikuar të një gjenerate të re dhe tejet cilësorë në imazh dhe në funksione. (PCWorld Albanian)

lg-

Lajmet e fundit>