Analiza

Fondacioni Bitcoin gjendet në kushte të vështira financiare

Apr 8 2015
0 Shpërndarje
Fondacioni Bitcoin gjendet në kushte të vështira financiare

bitcoin-100039995-galleryFondacioni Bitcoin, krijuar në 2012 për të promovuar monedhën virtuale, ka hedhur poshtë pretendimet nga një anëtar i bordit se kompania është pranë falimentimit por pranoi problemet e mëdha financiare.

Ditën e djeshme bordi i drejtuesve hodhi poshtë pretendimet e bëra nga Olivier Janssens se monedha virtuale është pranë falimentimit. Në fillim të 2013, bitcoin kishte një vlerë prej 14 dollarë ndërsa në nëntor shkoi në 1145 dollar. Tre javë më pas, monedha ra në 569 dollar ndërsa sot ajo vlerësohet 258 dollar.

Këto ngjarje shtuan edhe lajmet e këqija rreth organizatës. Rënia e fuqishme e vlerës së bitcoin ka ndikuar në themel të fondacionit. Si rezultat, fondacioni është përqendruar në një mision të vetëm: zhvillimin e protokollit bazë të Bitcoin. Janë shkurtuar fondet gjithashtu edhe vendet e punës deri në 90 %.

Fondacioni nuk ka zbuluar sesa bitcoin zotëron aktualisht por mendohet se në 2013 kishte një vlerë monedhash prej 4.5milion dollar. Kjo e përllogaritur numëron 6000 monedha bitcoin të cilat sot kanë një vlerë prej 1.5 milion dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>