Lajmet

Fondacioni Vodafone Albania financon projektin humanitar të radhës

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
Fondacioni Vodafone Albania financon projektin humanitar të radhës

Ky trajnim bëhet në kuadër të Projektit:  “Program Formimi në ndërhyrjet e sjelljes për terapist femijësh me crregullime të spektrit autik”.

Projekti është një bashkëpunim i Fondacionit Fëmijët Shqiptar me asistencë profesionale nga “Autism Speaks” ne New York dhe ma financim nga Fondacioni Vodafone Albania.

Projekti do të  zbatohet për një periudhë 1 vjeçare gjatë së cilës specialistët e Qëndrës do të trajnohen, mbikqyren dhe certifikohen profesionalisht nga ekspertë Amerikan të “Autism Speaks” ne New York.

Në kuadër të këtij projekti do të hartohet një model trajnimi në shqip i cili do të përdoret më pas për të trajnuar dhe certifikuar specialistë të qëndrave të tjera në këtë fushë.

Gjithashtu nëpërmjet këtij projekti, Fondacioni Fëmijët Shqiptar  sjell në Shqipëri modelin „STANDART“ të trajtimit të fëmijëve autik si dhe do të realizojë ndërtimin e infrastrukturës për trajnimin në distancë të specialistëve.

Perfitues të projektit do të jenë femijet autik, familjet e tyre, si dhe profesionistët e asistencës së drejtpërdrejtë terapeutike për fëmijët autikë në Shqipëri.

Lajmet e fundit>