Biznes

Fondacioni Wikimedia do të pranojë donacione në monedhë Bitcoin

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Fondacioni Wikimedia do të pranojë donacione në monedhë Bitcoin

tumblr_inline_n9j8r6sMqJ1szbwpmFondacioni Wikimedia ka njoftuar se tashmë do të pranojnë donacione në monedhën Bitcoin. Fondacioni do të përdorë kursin e këmbimit të Coinbase për të konvertuar monedhën virtuale në dollarë amerikanë.

Fondacionit i është kërkuar nga anëtarët e tij të pranojë këtë monedhë dhe pas një rishikimi të kujdesshëm të pranimit legal dhe teknik të Bitcoin, ata kanë vendosur të pranojnë donacionet tuaja në këtë monedhë. Coinbase gjithashtu ka njoftuar se do të ketë 0% interes për rastet jofitimprurëse.

Fondacioni Wikimedia është përgjegjës për databazën online të Wikipedia-s. Themeluar në vitin 2003 nga Jimmy Wales, ky fondacion jo fitimprurës është përgjegjës edhe për Wikitionary, Wikimedia Commons dhe Wikiversity. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>