Vëzhgim

Football Manager 2012 do të debutoj në tetor

Sep 13 2011
0 Shpërndarje
Football Manager 2012 do të debutoj në tetor

Postimet e ardhshme në këtë drejtim do të shpalosin detaje në lidhje me përmbajtjen, përmirësimet në lojë, si dhe pamje e video nga vet loja. Gjersa po i afrohemi kohës së lansimit, një demo do të shpaloset përmes blogut, duke ofruar një qasje të hershme për adhuruesit e zjarrtë të lojës për të sprovuar aftësitë e tyre menaxherial në futboll dhe mundësinë për të vazhduar prej pikës ku kanë arritur direkt pasi të kenë blerë versionin e plotë.

Football Manager 2012 do të përfshijë mbi 800 veçori të reja, duke e ngarkuar në këtë formë lojën me më shumë realitet dhe duke pasqyruar një shkallë më reale të negociatave për transferime, duke përfshirë edhe pagesat për bonuse në besnikëri sikurse ato që u panë me marrëveshjen e fundit të kalimit të Cesc Fabregas nga Arsenal në Bareclonë, pastaj do të shohim një ndërfaqe të re, përmirësime të dukshme në animimet D të lojës si dhe një vegël të re që mundëson lojtarët të kenë biseda me zë dhe të shtojnë emocione në transaksione. 

Kjo nënkupton se loja në vete do të ketë edhe më shumë përfshirje të shkathtësive teknike dhe do të shtojë përqendrim më të theksuar ndaj detajeve, kështu që për fat të mirë do të ketë edhe një tutorial të ri të veçantë që do t’iu mundësojë atyre që janë pa përvojë të shohin se çka janë të rejat. Të gjitha këto ndryshime dhe ndryshime tjera do të diskutohen në të ardhmen kur do të ofrohen detaje tjera në blogun e Football Manager 2012. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>