Lajmet

Forbes: Chrome harxhon më tepër bateri në Windows se sa Internet Explorer dhe Firefox

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Forbes: Chrome harxhon më tepër bateri në Windows se sa Internet Explorer dhe Firefox

iu6kzifaxy9lw7d3tumpNëse përdorni një laptop me Windows, atëherë mund të ju duhet që ta ndalni shfletuesin Chrome dhe ta përdorni shfletuesin Firefox ose Internet Explorer, në rast se keni nevojë që ta ruani baterinë. Chrome ka një problem të brendshëm që e bën atë të konsumojë më tepër bateri se sa shfletuesit e tjerë, thotë Forbes.

Shkaktari kyç këtu është diçka që quhet “ritmi i punimit të orës së sistemit”, që është përgjegjës për atë se sa shpesh zgjohet CPU-ja. Vetvetiu, Chrome e vendos atë në 1.000ms, ndërsa Internet Explorer dhe Mozilla Firefox përdorin opsionin e rekomanduar nga Microsoft prej 15.625ms. Natyrisht, ritmi i Chrome ndikon dukshëm në bateri.

Forbes shkruan: “Në fakt, në 1.000ms procesori është duke u zgjuar 1000 herë për sekondë. Vlera e nënkuptuar prej 15.625ms i bie që procesori zgjohet vetëm 64 herë për sekondë për të kontrolluar ngjarjet që kanë nevojë për vëmendje. Vetë Microsoft thotë që ritmi prej 1.000ms mund të rris konsumin e energjisë për “deri 25 për qind”.

Ky problem nuk ekziston në Mac dhe Linux sepse sistemi i tyre është ndryshe. Testimet për përdorimin e baterisë nga shfletuesit e uebit në të kaluarën kanë treguar që Internet Explorer është më i miri dhe Chrome në fakt është “pushtues” i baterisë. Google ende nuk ka sjell ndonjë arnim të kësaj veçorie deri më tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>