Vëzhgim

Forcohet ndërlidhja e Tumblr me Facebook

Apr 4 2012
0 Shpërndarje
Forcohet ndërlidhja e Tumblr me Facebook

Deri më tani, një ndërlidhje e Tumblr me Facebook ekzistonte, por postimet tuaja në në Tumblr ishin postuar në Facebook si lidhje të rregullta dhe kjo paraqiste veprimtarinë e vetme shpërndarëse. Kjo tashmë nuk është vetëm me kaq. Nëse vizitoni opsionet tuaja në Tumblr, ju do të gjeni që ndërlidhja me rrjetin Facebook është përditësuar dhe ju gjithashtu mund të vendosni nëse do të dëshironit që t’i shpërndani pëlqimet dhe përgjigjet nga Tumblr në Timeline-in tuaj në Facebook.

Një tjetër veçori mjaft rënduese që është e përfshirë në përditësimin e ri është mundësia për të nyjëzuar shpërndarjen në Facebook nga vetë postimi. Më parë, ju mund ta bënit nyjëzimin vetëm për në rrjetin Twitter dhe duhej të vendosej për shpërndarjen e të gjitha postimeve në Facebook. Është e mundshme gjithashtu që të vendosen postimet nga më tepër se një blog në Tumblr në Facebook.

Kur ju i shpërdani veprimtaritë dhe postimet tuaja në Tumblr në Facebook, ato do të grupohen së bashku, që do të jetë një ngarkesë më e vogël për miqtë tuaj, veçanërisht nëse ju jeni shumë aktiv në Tumblr./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>