Biznes

Ford investon 1 miliard dollar në startupin e makinave të automatizuara Argo

Feb 12 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi Amerikan i prodhimit të automobilave Ford lajmëroi një investim prej 1 miliard dollarësh në pesë vitet e ardhshme në startupin Argo AI i cili do të ndihmojë prodhuesin të mbajë premtimin e flotës së makinave me sistem vetëdrejtimi brenda 2021. Ford investon 1 miliard dollar në startupin e makinave të automatizuara Argo Photo Source: Reuters

Ford do të jetë aksioneri më i madh i Argo AI, një startup i themeluar nga ish ekzekutivë të Google dhe Uber.

Argo AI, i cili përqendrohet në inteligjencën artificiale dhe robotikën, do të ndihmojë Ford-in të zhvillojë sistemet virtual plotësisht të automatizuara në makinat e kompanisë të cilat do të dalin në rrugë në 2021.

Ekzekutivët thanë se teknologjia sapo të jetë zhvilluar mund të licensohet edhe për kompani të tjera. Investimi i Ford do të sjellë 200 punonjës të ri në kompani.

Edhe rivalët e General Motors kanë investuar në këtë drejtim duke blerë startupin Cruise Automation për 1 miliard dollar. General Motors gjithashtu ka blerë 9% të aksioneve të Lyft, rivalit të Uber, për 500 milion dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

Ford
Lajmet e fundit>