Harduer

Ford prezantoi gjeneratën e re të makinave të automatizuara

Dec 29 2016
0 Shpërndarje
Ford prezantoi gjeneratën e re të makinave të automatizuara

ford_self-driving_car_fleet-100701277-largeNë pamje të parë duket një model Ford Fusion por është më shumë se kaq. Është përpjekja më e fundit e Ford në teknologjinë e makinave të automatizuara e cila u prezantua ditën e djeshme dhe do të shfaqet në evenimentin e rëndësishëm të CES 2017 në Las Vegas.

Është bagazhi i cili mban teknologjinë e kameranve dhe sensorëve me të cilat Ford shpreson të qëndrojë një hap përpara konkurrentëve.

Krahasuar me makinën e parë eksperimentale, modeli i ri ka një kompjuter më të shpejtë dhe sensorë më të fuqishëm të quajtur LiDAR.

Këto sensorë shtrihen në pjesët anësore të makinës duke arritur edhe pasqyrat të të dyja anët e makinës. Secili prej tyre ofron një pamje 360 gradëshe dhe skanojnë çdo objekt në një distancë prej 60.9 metër.

ford_self-driving_car_lidar_sensors-100701276-large

Ndërsa dera e bagazhi mban tre kamera të cilat kapin imazhe vazhdimisht të këmbësorëve, objekteve dhe paisjeve të trafikut duke i garantuar më shumë informacion makinës.

Megjithatë hardueri nuk do e realizonte kurrë qëllimin pa përditësimet e dukshme të softuerit – databazës dhe algoritmave që ndihmojnë makinën në intepretimin e ambjentit rrethues.

Kjo makinë mund të gjenerojë deri në 1TB të dhëna çdo orë udhëtimi. Pikërisht këto të dhëna ka nxitur Intel të punojë për të arritur Nvidia në teknologjinë e përpunimit të të dhënave.

Makina e re e Ford do të shfaqet në CES dhe shfaqjen tregtare të automobilave NAIAS në Detroit. Kompania ka planifikuar të testojë 90 modele në 2017-tën. (PCWorld Albanian)

Tags >

Ford
Lajmet e fundit>