Lajmet

Forecast.io, aplikacion për parashikimin e motit për çdo pajisje që ka akses në ueb

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Forecast.io, aplikacion për parashikimin e motit për çdo pajisje që ka akses në ueb

Forecast.ioNë fillim të kësaj jave është prezantuar programi Forecast.io, i cili mundëson paralajmërime në formë alarmi për ndryshimet e menjëherëshme të kushteve të motit duke ndihmuar përdoruesit të marrin masat para se të përkeqësohet gjendja.

Forecast.io mund të përdoret nga një numër shumë më i madh njerëzish pasi është një aplikacion i bazuar në ueb.

Për përdorimin e këtij aplikacioni mjafton thjesht të vizitoni uebfaqen Forecast.io duke përdorur shfletuesin tuaj. Më pas mund të krijoni një shortcut dhe ta ruani tek pajisja juaj mobile ose mund ta markoni si një faqe të preferuar (bookmark) në kompjuterin tuaj.

Parashikimi i motit ofrohet për çdo orë të ditës duke siguruar informacion të detajuar në lidhje me një moment kohor të caktuar.

Aplikacioni disponon dhe funksionalitetin Time Machine të tjera si p.sh mundësinë për tu informuar për motin në një datë dhe në një orë të caktuar. Kjo funksionon si për datat e shkuara po ashtu edhe për ato të ardhshmet.

Momentalisht Time Machine nuk disponohet nga pajisjet mobile, por mund të aksesohet në ueb. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>