Lajmet

Formula 1 lançon kampionatin e parë virtual të garave me makina

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Më 10-11 Tetor do të mbahen live gjysëmfinalet ku 20 lojtarët më të shpejtë do të jenë pjesë e finales më 24-25 Nëntor në pistën e Yas Marina. Formula 1 lançon kampionatin e parë virtual të garave me makina

Formula 1 do të kurorëzojë kampionin e saj virtual në Çmimin e Madh të Abu Dhabit pasi lajmëroi ditën e Hëne debutimin e një kampionati virtual i cili do të zgjasë nga Shtatori deri në Nëntor.

Kampionati vjen falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Formula 1, Codemasters dhe Gfinity. Seritë e e-Formula 1 do të mbahen gjatë tre fazave ku do të përcaktohen gjatë Shtatorit 40 garuesit virtual më të shpejtë në Play Station 4, Xbox One dhe Windows PC.

Më 10-11 Tetor do të mbahen live gjysëmfinalet ku 20 lojtarët më të shpejtë do të jenë pjesë e finales më 24-25 Nëntor në pistën e Yas Marina.

Kampioni i parë i serive do të kualifikohet automatikisht për në gjysëm finalen e vitit të ardhshëm.

Disa ekipe të Formula 1 kanë filluar të përqafojnë botën e e-sporteve saqë shefi ekzekutiv i McLaren Zac Brown sugjeronte që çdo ekip duhet të ketë edhe një garues virtual krahas atyre në pistë. /GameWorld Albanian

Tags >

Formula 1
Lajmet e fundit>