Analiza

Forrester: 2.1 trilionë $ do të shpenzohen në IT gjatë vitit 2013

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
Forrester: 2.1 trilionë $ do të shpenzohen në IT gjatë vitit 2013

TabletsKërkimet nga Forrester kanë nxjerrë raportin e fundit mbi shpenzimet globale të IT-së.

Sipas projektit analizues do të jenë rreth 2.06 trilionë $ të investuara në softuerë, harduerë dhe shërbimet IT nga kompanitë dhe qeveritë në vitin 2013.

Brenda kësaj shume, SHBA do të jetë shteti kryesorë i shpenzimeve më të shumta, dhe aplikacionet do të jenë kategoria ku do të shpenzohet më shumë. Ky raport i Forrester është pak më i zymtë se raporti vjetor mbi gjendjen e IT-së i nxjerrë nga Gartner, i cili i nxori këto shpenzime në 3.7 trilionë $.

Por njësoj si Gartner, edhe Forrester vë në dukje se luhatjet e monedhës gjithashtu kanë ndikuar duke ditur fuqizimin e dollarit krahasuar me monedhat e tjera. Duke i matur me Dollar, rritja ka qenë 2.3% më e ulët, ndërsa duke e matur me monedhat vendëse është 4.6%.

“Recesioni i vazhdueshëm në Europë dhe rritja e ngadaltë në Kinë do të rrisë përmirësimet në Amerikë, Japoni dhe në disa tregje emergjente-shkruan analisti Andrew Bartels. Sipas Kërkimeve, Forrester e ka vendosur kategorinë “Softuer” si kategorinë ku do të ketë më shumë investime, rreth 542 milionë $ për vitin 2013.

“Softueri është vendi ku ndodhin ndryshimet më të mëdha teknologjike” – shkruan Batels. Pritet që investimet në softuer të rritën në 3.3 % këtë vit dhe 6.2% në 2014. Ndërkohë që dertimin në Kategorinë Harduer e kanë Tabletët dhe Apple.

Sipas Forrester tabletët dhe specifikisht iPad do të pësojnë një rritje të shitjeve me 36%, pra diku 21 miliardë $. Edhe këtë treg e dominon Apple. Samsung Galaxy dhe Surface i Microsoft-it po ndihmojnë në zgjerimin e këtij tregu, por lideri ngelet iPad i Apple. (PCWorld Albanian)

IT

Lajmet e fundit>