Lajmet

Fortnite, 100 milion shkarkime dhe 160 milion dollarë të ardhura në iOS

Jul 31 2018
0 Shpërndarje
Super Mario Run arriti 100 milion shkarkime në 68 ditë por me një reklamim intensiv. Fortnite, 100 milion shkarkime dhe 160 milion dollarë të ardhura në iOS

Fortnite arriti 100 milion shkarkime në platformën Apple iOS në 138 ditë. Falas për tu luajtur, loja gjeneroi 160 milion dollarë blerje brenda aplikacionit.

Kjo është një statistikë impresionuese krahasuar me platformat e tjera si PC, PlayStation 4 dhe Xbox One.

Në terësi që nga debutimi në Shtator të 2017-ës loja ka gjeneruar 1 miliardë dollarë.

Super Mario Run arriti 100 milion shkarkime në 68 ditë por me një reklamim intensiv.

Lojtarët e Fortnite shpenzojnë 21.6 minuta për sesione, shumë më tepër sesa Pokemon Go me 14.8 minuta.

Në Maj dhe Qershor lojtarët shpenzuan 2.7 miliardë në Fortnite. /GameWorld Albanian

Tags >

Fortnite
Lajmet e fundit>