Lajmet

Fortnite fillimisht do të funksionojë vetëm për Galaxy Note 9 dhe Galaxy Tab S4

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Një version i gjetur nga interneti i lojës konfirmon se Fortnite për Android është i limituar vetëm për pajisjet më të fundit të Samsung. Fortnite fillimisht do të funksionojë vetëm për Galaxy Note 9 dhe Galaxy Tab S4

Fortnite për Android po vjen së shpejti por sipas disa raportimeve do të ofrohet ekskluzivisht për 30 ditë vetëm në Galaxy Note 9.

Një version i gjetur nga interneti i lojës konfirmon se Fortnite për Android është i limituar vetëm për pajisjet më të fundit të Samsung.

Zhvilluesit e XDA kanë gjetur një APK të Fortnite për Android dhe zbuluan këtë të vërtetë të dhimbshme, që Samsung Galaxy Note 9 dhe Galaxy Tab S4 janë të vetmet pajisje ku loja funksionon.

Fortnite për Android nuk do të jetë i disponueshëm nga Google Play Store kur të debutojë. Zhvilluesi i lojës Epic Games do të ofrojë lojën nga uebsajti, por njëherazi ngriti shqetësime për përhapjen e APK të rreme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>