Analiza

Fortune: Apple, kompania më e admiruar në botë

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Fortune: Apple, kompania më e admiruar në botë

Apple vazhdon të ruajë vendin e parë për të gjashtin vit rradhazi në listën e Fortune mbi Top 50 Kompanitë më të admiruara në botë.

Apple la pas Google dhe Amazon, të cilat pozicionoheshin respektivisht në vend të dytë dhe të tretë në listën ndërkombëtare. Pjesa tjetër në Top 10 përfshinte po ashtu vetëm kompani amerikane si Coca-Cola, Starbucks dhe Walt Disney. Apple ishte votuar “numri një” nga 3800 drejtorë dhe ekzekutivë kompanish.

Fortune shpjegon se, pavarësisht faktit që Apple pati rënie të aksioneve veçanërisht pas dështimit të Apple Maps, kompania vazhdon të jetë më fitimprurësja e tremujorit të fundit të 2012-s, duke regjistruar 13 miliardë $ të ardhura neto.

“Apple ka pas vetes miliona adhurues fanatikë. Produktet si iPhone apo iPad vazhdojnë të shihen si pajisje prestigjoze,” shkruhet në publikimin e Fortune.

Gjigandët teknologjikë me zyra qendrore në Kupertino, renditeshin të parët edhe në listën e kompanive më të admiruara përsa i përket inovacionit (e realizuar po ashtu nga Fortune).

Google renditet i dyti në këtë listë falë suksesit të jashtëzakonshëm me sistemin operativ Android.

Miliarderët më të mëdhenj të teknologjisë

Së fundmi, Fortune bën edhe një parashikim: sipas tyre, Google Play do t’ia kalojë Apple App Store lidhur me numrin e aplikacioneve për pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

apple

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>