Lajmet

Fortune: Shërbimi YouTube music streaming do të lançohet këtë vit

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Fortune: Shërbimi YouTube music streaming do të lançohet këtë vit

Prej kohësh kemi dëgjuar plane se si po mendon Google të “nxjerrë nga qarkullimi” shërbimin streaming për muzikë që ofron Spotify.

Kohët e fundit kanë dalë fjalë se emri i YouTube do të shoqërohet së shpejti edhe me shërbimin streaming.

Sipas Fortune, të cilët kanë biseduar me disa persona që preferonin të ruanin anonimatin dhe që i përkisnin industrisë së shtëpive diskografike, shërbimi në fjalë është planifikuar të lançohet brenda këtij viti.

Ky shërbim do t’u ofrojë përdoruesve streaming pa pagesë (deri në një farë kufiri) dhe për ata që dëshirojnë më tepër, do të ofrohen mundësi shtesë me një pagesë të caktuar.

Facebook dhe Google të investojnë në Vevo

Fortune kontaktoi më pas zyrtarisht me YouTube, përgjigjja e së cilëve ishte si më poshtë:

Faktikisht ne nuk komentojmë mbi thashethemet apo spekulimet, megjithatë, ka disa krijues muzike që mendojnë se mund të përfitojnë të ardhura nëse ofrohet një shërbim streaming me pagesë në formën e abonimit. Aktualisht, jemi duke shqyrtuar këtë opsion“. (PCWorld Albanian)

youtube

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>