Analiza

Forumi Ekonomik Botëror rendit Shqipërinë vendin e 82 për nga zhvillimi i sektorit të ICT-së

Sep 11 2017
0 Shpërndarje
Si pjesë e raportit, Forumi Ekonomik Botëror rëndit sigurinë e secilit 136 vendeve të botës duke matur rrezikun që u kanoset turistëve por edhe bizneseve. Forumi Ekonomik Botëror rendit Shqipërinë vendin e 82 për nga zhvillimi i sektorit të ICT-së

Forumi Ekonomik Botëror publikoi raportin më të fundit me temë “Travel & Tourism Competitiveness Index” ku përfshihen 136 shtete në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Ky raport ka në fokus sigurinë dhe turizmin duke analizuar një sërë faktorësh përfshirë edhe impaktin teknologjisë dhe informacionit.

Si pjesë e raportit, Forumi Ekonomik Botëror rëndit sigurinë e secilit 136 vendeve të botës duke matur rrezikun që u kanoset turistëve por edhe bizneseve.

Nga 136 shtete, Shqipëria renditet e 98 me një indeks të përmirësuar  prej 3.4 pikësh krahasuar me vendin e 106 nga 141 Shtete të raportit të kaluar dhe indeks prej 3.2 pikësh.

Për të arritur në këto përfundime Forumi Ekonomik Botëror analizon sektorët e transportit, sigurisë, biznesit, shëndetit, burimeve njerëzore dhe tregut të punës, infrastrukturës, shërbimeve për turistët, kostove, dhe atë të ICT-së.

Shqipëria dhe ICT-ja sipas Travel & Tourism Competitiveness Index

Shqipëria, vendi mikpritës i 3,78 milion turistëve çdo vit, indeksi i ICT-së e rendit në vendin e 82 nga 136 shtete duke shënuar 4.1 pikë.

Krahasuar me raportin e kaluar, ky sektor ka patur një rritje thuajse të papërfillshme me 0.3 pikë megjithatë në 2015-ën mbante vendin e 73 në botë nga 141 shtete pjesë e raportit.

Ky indeks e radhit Shqipërinë të fundit në Evropë, pas Bosnia Hercegovinës e cila zë vendin e 75. Mali i Zi, Greqia, Maqedonia dhe Serbia të gjithë rënditen më mirë sesa Shqipëria në vendet 56, 51, 62 dhe 57 respektivisht.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, penetrimi i lartë i shërbimeve të telefonisë mobile, numri i përdoruesve të internetit prej 60% të popullsisë dhe përdorimi i shërbimeve ICT për kryerjen e transaksioneve mes bizneseve janë disa prej faktorëve kryesorë pozitiv.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për numrin e vogël dhe penetrimin e ulët të shërbimeve fikse dhe realizimin e transaksioneve mes biznesit dhe konsumatorit duke përdorur shërbimet ICT.

Shqipëria renditet e 46 në botë kur bëhet fjalë për penetrimin e shërbimeve të telefonisë mobile ndërsa e 116 në botë për përdorimin e internetit si urë komunikimi mes biznesit dhe konsumatorit.

Indikatorët kryesore të Travel & Tourism Competitiveness për Shqipërinë

Shqipëria vizitohet nga 3,784,357 turistë çdo vit. Ky industri gjeneron 697.1 milion dollar të ardhura ose 6% të GDP-së së vendit si dhe 51.005 vende pune.

Sipas raportit performancën më të lartë e kanë Qëndrueshmëria Mjedisore, Siguria dhe Mbrotja, Shëndeti dhe Higjena.

Të bërit biznes, transporti ajror, burimet natyre dhe kulturore janë sektorët me performancën më të ulët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>