Harduer

Fotografia e parë e pajisjes BlackBerry 10 me tastierë QWERTY

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Fotografia e parë e pajisjes BlackBerry 10 me tastierë QWERTY

BlackBerry 10 N SerieDeri tani disa herë kemi parë fotografi të pajisjes BlackBerry 10 të serisë L, të cilën e karakterizon forma klasike me ekran të madh, por pa tastierë fizike.

Dje në internet doli fotografia e parë e pajisjes BlackBerry 10 të serisë N me tastierën QWERTY, e cila do të duhej të prezantohej së shpejti.

Kjo sigurisht do të ndodh pas 30 janarit, kur edhe do të njihemi me të gjitha detajet e sistemit operativ BlackBerry 10.

Sipas asaj që dallohet nga kjo fotografi, shihet se BlackBerry i ri me QWERTY ndjek linjën dizajnuese të modelit Bold 9900, me dallim që linjat e tastierës janë plotësisht të rrafshët, kurse ekrani ka marrë formën e katrorit.

Tani për tani nuk ka informacione për specifikat, kështu që për detaje tjera na mbetet të presim prezantimin zyrtar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>