Harduer

Fotografitë e bëra me Nokia Lumia 1020 do të paraqiten në National Geographic

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
Fotografitë e bëra me Nokia Lumia 1020 do të paraqiten në National Geographic

alvarezNokia dhe revista National Geographic kanë porositur fotografin i cili ka punuar në mbarë botën, Stephen Alvarez, që të bëjë fotografi duke përdorur vetëm telefonin derisa është në një udhëtim dhjetëditor në Amerikën Jugperëndimore.

Ai më parë ka mbuluar arkeologjinë në lartësinë e lartë mbidetare në Peru, konservimet në xhungla të Surinames dhe shumë hulumtime të tjera nëpër shpella.

“Kur ata thërrasin dhe thonë, ne do të ju japim një telefon dhe do të vendosim fotografitë në National Geographic, unë pothuajse u shtanga,”- tregoi Alvarez për Telegraph. “Sfida më e madhe e përdorimit të telefonit të kamerës fillimisht ishte një gjë mendore.

Por rezultatet kanë qenë të pabesueshme. Marrja e këtyre rezultateve nga një smartfon, me një rezolucion për revistë është trullosëse,” tha ai.

Për vizitën e tij në Horeshoe Bend të lumit të Kolorados në Arizona, ai shtoi: “Lundruesit me anije ishin në kamp përgjatë rrugës në Slickrock dhe në fotografitë e mia ju mund të numëroni dyshekët e tyre të gjumit edhe pse ata ishin rreth 243 metra nën mua.”

Fotografitë mund të shihen për një javë në dyqanin e National Geographic në Kinghtsbridge, Londër dhe një fotografi nga këto do të jetë në kopertinën e edicionit të 125-të të National Geographic që është gjatë shtatorit. Të gjitha fotografitë mund të shihen këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>