Lajmet

Fotografitë që postoni online me një produkt mund të përdoren nga reklamuesit

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Fotografitë që postoni online me një produkt mund të përdoren nga reklamuesit

bgicaxboqfvqsnip9khmShumica e njerëzve me siguri se kanë fotografuar veten ose dikë tjetër me një pajisje mobile. Nëse e vendosni një fotografi online në të cilën jeni duke e mbajtur apo veshur një produkt, ju mund të zbuloni më tepër se sa vetëm një buzëqeshje të këndshme për kompanitë që grumbullojnë të dhënat.

Wall Street Journal zbuloi që reklamuesit janë duke përdorur fotografi publike për të mësuar rreth produkteve dhe përdoruesve të tyre. Një shembull rreth kësaj është se si Kraft Foods përdor Ditto Labs për të vëzhguar fotografitë: “Reklamuesit si Kraft Foods Group e paguajnë Ditto Labs për të gjetur logot e produkteve të tyre në fotografi në Tumblr dhe Instagram. Softueri i kompanisë nga Cambridge, Mass. mund të gjejë mostra në veprimtaritë e konsumatorëve, si cilat lloje të pijeve njerëzit parapëlqejnë të pinë me makaroni dhe djath dhe nëse janë apo nuk jo duke buzëqeshur në ato fotografi. Ditto Labs vendos përdoruesit në kategoritë si “dashamirësit e sportit” dhe “ushqimet” në bazë të kontekstit të fotografive të tyre”.

Kraft mund t’i përdorë këto gjëra për të promovuar produkte të caktuara në dyqane ose reklama, ose për t’u afruar më lehtë me konsumatorët online. Gjithmonë lexoni kushtet e përdorimit të shërbimeve që përdorni online për postimin e fotografive. Faqet si Instagram, Flickr dhe Pinterest nuk ndalojnë grumbullimin e fotografive publike. (PCWorld Albanian)

Tags >

online
Lajmet e fundit>