Analiza

Fotoja e parë e ngarkuar në internet

Jul 12 2012
0 Shpërndarje
Fotoja e parë e ngarkuar në internet

Data 18 korrik e këtij viti do të shënojë 20 vjetorin e fotos së parë të ngarkuar në internet. Shumë pak njerëz e njohin këtë foto, për natyrën që ajo ka. Nëqoftëse nuk e dini, me siguri imagjinoni një foto teknologjike me një kuptim të thellë në botën e informatikës, por gaboheni.

Fotoja e parë e ngarkuar në internet nuk është gjë tjetër veçse një foto me cilësi të dobët Photoshopi që tregon pjesëtarët e një bande komedie të quajtur “Les Horribles Cernettes”. Historia e vërtetë e saj nuk është publikuar asnjëherë si mund ta imagjinoni, me të drejtë pasi është paksa e çuditshme.

Silvio de Gennaro ishte prapa skenës në Festivalin e Muzikës Hardronic në 18 korrik të 1992. Ai po punonte për CERN (Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore) në atë kohë, duke menaxhuar bandën si dhe shkruar kënget e tyre.

Grupi, i përbërë nga asistentë administrativë dhe shkencëtarë të tjerë të rëndësishëm, po përgatitej të diltë në skenë. Në atë moment Gennaro u kërkoi katër zonjushave të pozonin për një foto e cila do të shërbente si kopertinë për diskun e tyre. Ai e shkrepi fotografinë me aparatin e tij Canon EOS 650, pa e ditur se një ditë kjo foto do të bëhej e famshme.

Fotografi punonte bashkë me Tim Berners-Lee, një nga përgjegjësit për shpikjen e internetit. Pjesëtarja e grupit Michele në atë kohë dilte me Gennaro, dhe të dy u bënë shokë me Berners-Lee nëpërmjet një shoqërie amatore aktrimi.

Pas një periudhe, Berners-Lee dhe skuadra e tij kishin lansuar një version të ri të internetit që përkrahte fotografitë. Ai i kërkoi Gennaros që ta ngarkonte një një foto që ka lidhje me Cernette. De Gennaro pranoi, duke i dhënë një foto të skanuar .gif të cilën do ta përdorte si kopertinë për CD-në e grupit, e modifikuar me një version Photoshop në Macintoshin e tij me ngjyra. Çfarë ndodhi më vonë, dihet.

Si koinçidencë, banda ka në plan të luajë koncertin e vet të fundit këtë të shtunë. Ende është e paqartë nëse pjesëtarët e grupit do ta përmendin foton gjatë kësaj ngjarjeje. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>