Lajmet

Fotot Live të Apple do të funksionojnë me çdo uebsajt

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Lëvizja e Apple vjen pas përpjekjeve të Snap për të dërguar videot në ueb si dhe përmirësimeve të ndjeshme të ueb aplikacionit të Instagram. Fotot Live të Apple do të funksionojnë me çdo uebsajt Photo Source: Beck Diefenbach / Reuters

Përgatituni të shikoni më shumë Foto Live. Apple publikoi ditën e Enjte LivePhotosKit JS, një ndërfaqe programimi API me të cilën zhvilluesit mund të hapin rrugë për fotot live në uebsajtet e tyre.

Zhvilluesit mund ta shtojnë si një element DOM, si çdo imazh apo video tjetër, dhe të specifikojnë mënyrën e luajtjes duke klikuar apo thjesht pozicionuar mausin mbi të.

Por kjo nuk është hera e parë një fotot live të iOS gjejnë rrugën për në ueb. Vitin e kaluar Google prezantoi aplikacionin Motion Stills ku përdoruesit e iOS mund të stabilizonin fotot live dhe ti shpërdanin ato si një video apo GIF.

Fotot live debutuan në 2015-ën, dhe ishin një tipar karakteristik i iPhone 6S dhe 6S Plus. Më pas ato pushtuan iPhone SE, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPad 9.7 inç dhe iPad Pro.

Lëvizja e Apple vjen pas përpjekjeve të Snap për të dërguar videot në ueb si dhe përmirësimeve të ndjeshme të ueb aplikacionit të Instagram.

API-ja e re vlen për Safari, Chrome, Mozilla Firefox, Microsoft Edge dhe Internet Explorer. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>