Lajmet

Fotot më acaruese të profilit dhe si t’i rregulloni

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
Fotot më acaruese të profilit dhe si t’i rregulloni

Mos po ju dëmton fotoja e profilit? Ajo fotoja e vogël 48-me-48-pixel (të paktën për Twitter-in, pasi për rrjete të tjera varion) mund të thotë më shumë gjëra për ju nga sa mendoni.

Për shembull, një miku jonë në Twitter ka vendosur një foto profili që tregon gjoksin e tij, plot me qime dhe aspak tërheqës.

A ka ndonjë mënyrë tjetër si mund ta përshkruash këtë gjë përveçse “Jam shumë idiot”? imagjinoni që ju hyni në rrjetet sociale për t’u çlodhur, për të lexuar diçka interesante dhe papritur, teksa kaloni materialet në furnizuesin e lajmeve, shikoni këtë foto që ju bezdis tejmase. Ca gjëra thjesht nuk mund të tejkalohen pa u bezdisur më parë.

Çfarë lloj fotosh profili ju acarojnë më tepër? Ne jemi përpjekur të përmbledhim disa këshilla në këtë artikull:

– Nuk jeni ju në foto. Në vend të saj është dikush tjetër – fëmija juaj, një personazh i famshëm, një logo etj. Thjesht nuk jeni ju dhe kjo është shumë konfuze.

– Ju jeni në foto por nuk dallohet se cili prej njerëzve në të jeni.

– Është një foto e animuar, që shpeshherë lëviz edhe shumë shpejt dhe ka ngjyra të ndezura fluoreshente që të bezdisin syrin.

– Keni bërë një fytyrë të çudishme, ofenduese dhe absurde.

Gjithsesi, mund të bëni çfarë të dëshironi me foton tuaj të profilit pasi është hapësira juaj personale dhe askush nuk mund t’jua marrë. Thjesht kini parasysh se shumë njerëz mund të mos ju kuptojnë në raste të tilla. (PCWorld Albanian)

weirdsocialnetworks_primary-100036764-large

Lajmet e fundit>