Lajmet

Fotot mund të përdoren në vend të një fjalëkalimi

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Fotot mund të përdoren në vend të një fjalëkalimi

140806154758-usig-photo-passwords-620xaPjesa më e madhe e njerëzve vendosin fjalëkalime të thjeshta për tu mbajtur mend dhe përdorin të njëjtin në faqe të ndryshme.

Kjo nuk është gjëja e duhur, por zgjidhje mbetet vetëm përdorimi i fjalëkalimeve të ndryshme komplekse për tu mbajtur mend. As kjo nuk mund të konsiderohet si një zgjidhje efektive, por një i ri Australian duket se e ka gjetur zgjidhjen. Në vend të karaktereve do të përdoren foto.

Sam Crowther, ka ndërtuar një aplikacion i cili ju lejon të zgjidhni një foto nga pajisja juaj dhe ta përdorni si fjalëkalim në faqet ku ju do të kyçeni dhe më pas e përkthen atë në një kod shumë të gjatë 512 shifrorë.

Sipas Crowther është tepër e lehtë të mbajmë mend një foto dhe shumë herë më e sigurt se fjalëkalimet e zakonshme, pasi mund të themi se është e pamundur që dikush të hyjë në pajisjen tuaj dhe të dijë se cilën foto keni përdorur ju, ndërkohë që ju keni të ruajtura me qindra foto në të.

Kjo dhe për shkak se fotot herë pas here ndryshojnë vendin në galerinë tuaj. Ndërkohë që faqet mund të ndryshojnë fjalëkalimin tuaj pa ju kërkuar të bëni diçka, ju thjesht vazhdoni të përdorni të njëjtën foto. Dhe nëse ju fshini foton, fare lehtë mund të përdorni një foto tjetër si fjalëkalim. Sam Crowther,18 vjeç ka ndërprerë shkollën për të lançuar aplikacionin e tij “uSig” me moton “Një foto flet sa mijëra fjalë”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>