Lajmet

Foursquare po sjell një brend dhe dizajn të ri të aplikacioneve mobile

Jul 24 2014
0 Shpërndarje
Foursquare po sjell një brend dhe dizajn të ri të aplikacioneve mobile

blog-venuepage-caption-730x617Foursquare po përgatitet për një ridizenjim madhor të aplikacioneve të saj mobile. Pasi largoi veçorinë tradicionale Check In dhe lançoi një aplikacion të ri të quajtur Swarm posaçërisht për këtë, kompania po sjell në aplikacionet e saj një pamje dhe ndjesi krejt të re. Fillimisht duhet të përmendim se Foursquare po sjell një brend të ri. Logoja e re ka një hije të errët ngjyrë blu, ndërsa shoqërohet nga një “F” kapitale ngjyrë pink që shërben si emblemë.

Brenda aplikacionit ju do të gjeni butona të rinj navigimi me opsionet “Find Place, Tips dhe Profile”. Opsioni i parë paraqet segmente që rekomandojnë vende afër dhe biznese që ju përshtaten shijes suaj. Një shirit kërkimi shfaqet në krye, ndërsa ndërfaqja kryesore përbëhet nga opsione që specifikojnë lloje destinacionesh, si destinacione për drekën, mëngjesin, kafenë dhe darkën. Nëse keni të instaluar aplikacionin Swarm, Foursquare thotë se që të dy do të funksionojnë dhe ndërveprojnë bashkërisht pa asnjë problem.

Foursquare po i zhvendos të gjitha Check In në aplikacionin Swarm që nga dita e nesërme. Nëse më parë keni injoruar aplikacionin Swarm dhe Check In i keni bërë përmes Foursquare, tashmë nuk do e keni më këtë mundësi. Foursquare thotë se aplikacioni i ri do të jetë i disponueshëm në javët në vazhdim. Kur të jetë i disponueshëm me siguri do të gjeni në dyqanet e aplikacioneve në Google Play, App Store dhe Windows Phone Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>