Lajmet

Foursquare ridizenjon aplikacionin kryesor në Windows Phone

Nov 20 2014
0 Shpërndarje
Foursquare ridizenjon aplikacionin kryesor në Windows Phone

7495220d-38bd-49c5-ac9c-fc54b7d4df11Duke filluar që nga dita e sotme përdoruesit më në fund mund të shkarkojnë aplikacionin e ridizenjuar të Foursquare.

Edhe pse Foursqure ka qenë i disponueshëm më parë në Windows Phone, kjo shënon herën e parë që një version i ridizenjuar i aplikacionit të mbërrijë për platformën në fjalë.

Foursquare tashmë “Check In” i bën përmes aplikacionit të ri të famshëm i quajtur Swarm. Aplikacioni aktual është i fokusuar në ndihmesën ndaj përdoruesve për të zbuluar vende të reja për të vizituar.

Aplikacioni i ri i Fousquare është i disponueshëm në Windows Phone Store.

Foursquare (Windows Phone). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>